VIDEO/ Këngëtarja shqiptare në top-këngët më të dëgjuara të vitit 2018

'Meant to be' është kënga e tretë më e suksesshme në Amerikë.

Bebe Rexha ka përmbyllur një vit të suksesshëm, duke pasur një nga këngët më të dëgjuara të vitit.

'Meant to be' ka arritur të hyjë në top treshen e këngëve më të suksesshme të vitit 2018, përcjell Gazeta Express.

Në listën e publikuar nga Billboard, del se vetëm "God's Plan" nga Drake dhe "Perfect" nga Ed Sheeran janë dëgjuar e shitur më shumë se "Meant to be" në Amerikë.

Kështu, Bebe përmbyll një vit me sukseset që i ka ëndërruar gjithmonë.