FOTO/ Vezë dhe shishe uji ndaj Ministrisë së Arsimit. Studentët përzënë zv.ministren Shahini

Studentët  nuk kanë lejuar zv.ministren e Arsimit, Besa Shahini që të negociojë me ta, duke e larguar nga tubimi, ndërsa kanë qëlluar edhe me vezë në drejtim të Ministrisë së Arsimit.

Studentët janë të vendosur tashmë në kërkesat e tyre për ulje të tarifës dhe shtyrje të afatit për pagesën e vitit shkollor.

Ai i kanë bërë thirrje disa herë ministrisë së Arsimit dhe qeverisë, që nuk ka më kohë as për negociata e as për bisedime, tani koha është për një zgjidhje reale.

Ata thanë se nuk bëhen pjesë e shantazheve dhe premtimeve boshe. Ata kërkojnë heqjen e tarifës prej 670 lekë për kredit për çdo provime të mbartur. Po ashtu ata kanë kërkuar që pagesa e tarifës së shkollës të kryet në muajin janar, ashtu si për çdo vit tjetër dhe jo në muajin dhjetor.

Vete studentët shprehen se do të vijojnë kauzën e tyre deri në fund, ndërsa i kanë përcjellë edhe kërkesat e Ministrisë së Arsimit.