Shtrihet protesta e studentëve, ja cilët ju bashkuan bojkotimit të mësimit

Është bojkotuar mësimi edhe në universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, nën shembullin e studentëve të Universitetit të Tiranës, ata kanë braktisuar auditorët dhe kanë paralajmëruar se nuk do të tërhiqen nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre.

“Janë të tjerë që e kanë nisur nismën dhe ka disa ditë që jemi në protestë, dhe kjo është një gjë e drejtë sepse jemi në universitet shtetëror studentët nuk kanë pse paguajnë për cdo provim, sepse prindërit tanë nuk janë të gjithë politikanë në pushtet që të kenë mjaftueshëm para që të sponsorizojnë studimet tona ndërkohë që jemi 2 fëmijë në shkollë. Sikur vetëm tarifat të paguajmë, sërish shpenzimet janë të papërballueshme. Universiteti jonë e ka 250 mijë lekë. Fakultete të tjerë e kanë rreth 300 logarit shpenzimet e tjera që ju duhen”, tha njëra nga studentet e universitetit të Elbasanit.

Ndërkohë në Tiranë studentët i kanë drejtuar 3 kërkesa Ministrisë së Arsimit, dhe kanë kërkuar përgjgije brenda ditës.