VIDEO/ Juristi i njohur në krah të studentëve, bashkohuni me ‘Unazën’ ndryshe nuk ka zgjidhje

Juristi Zaqe Islami, ishte në krah të studentëve në protestën që po mbahet para ministrisë së Arsimit.

Përmes megafonit, Zaqe Islami i bëri thirrje studentëve të vijojnë protestën, madje të bashkohen me banorët që po u prishet banesa për shkak të projektit të Unazës së Madhe.

"Në Ministrinë e Arsimit është vënë një kriminele jo ministre, sepse vazhdon politikën kriminale të Edi Ramës.  Kanë vrarë të gjithë diplomat e universiteteve të huaja. Nëse keni vendosur të fitoni të drejtat tuaja nuk bëhen të lutur dhe të puthur, por me bojkotim total të studimeve. Këta nuk njohin logjikë por njohin dhunën. Bashkohuni protestave të atyre që po ua vjedhin shtëpinë, ndryshe nuk ka zgjidhje.'

Prej orës 09:30 studentët e Universiteti të Tiranës dhe të Politeknikut kanë dalë në protestë përpara Ministrisë së Arsimit, për të kërkuar anulimin e tarifës për provimet e prapambetura.