VIDEO/ Fatos Lubonja nga Astiri: Kjo është protesta e të gjithëve, bashkohuni

Analisti Fatos Lubonja u është bashkuar sot protestuesve në Unazën e re.

Në ditën e 31 të protestës, Lubonja ka bërë thirrje që të gjithë shqiptarët të bashkohen me banorët, pasi kjo është çështje e të gjithë shqiptarëve.

‘Protesta nuk është çështje vetëm e Astir-it, por e të gjithë shqiptarëve. Këtu duhet të jemi të gjithë për këtë.

Unë kam ardhur si qytetar dhe u bëj thirrje të gjithë qytetarëve në Tiranë e kudo në Shqipëri, se kjo është një çështje e rëndësishme.

Kurajoja e protestuesve është nxitje për rezistencë edhe nga e keqja që e ka kapur vendin’, tha ndër të tjera analisti Fatos Lubonja.