Buffon: Nuk e dua Juventusin përballë në finalen e Championsit

Gianluigi Buffon, i cili u largua nga Juventusi pas 17 vitesh, do të kërkojë të fitoje atë që i ka munguar deri më tani; trofeun e Champions League.

Portieri italian synon të fitojë Championsin me PSG-në, por deklaron se nuk dëshiron Juventusin në finale.

Juventusin do të doja ta takoja gjithmonë, përveçse në finalen e Championsit. Dua ta evitoj në finale, pasi do të ishte një goditje e madhe dhe nuk e di nëse do të isha në gjendje të prisja mirë. Juventusi është një pjesë e rëndësishme e jetës time. Kam kaluar pothuajse 20 vite aty, kam lënë raporte dhe marrëdhënie të rëndësishme dhe kam derdhur çdo pikë djerse për kauzën bardhezi. Por, ka disa momente kur është e drejtë të përqafohesh dhe të kuptosh që është e drejtë të marrësh një tjetër drejtim”, tha portieri italian.