‘Cristiano mbetet lojtari më i mirë në botë’

Luka Modric triumfoi mbrëmë në Paris, duke e fituar për herë të parë “Topin e Artë”, ndërsa la pas vetes Cristiano Ronaldon.

Jorge Mendes ka thënë se portugezi është lojtari më i mirë në botë dhe kjo tashmë është e dëshmuar.

“Cristiano mbetet lojtari më i mirë në botë”, tha fillimisht agjenti i Ronaldos.

“Nuk e dëshmon një çmimi se kush është më i miri në botë, pasi ju duhet t’i shikoni ato çfarë bënë një lojtar në fushë dhe çfarë suksesi ka arritur”, ka deklaruar Mendes.

Ronaldo dhe Mendes nuk ishin të pranishëm në ceremoninë e “Topit të Artë”, pasi ata ishin në dijeni se nuk do të triumfonin.