VIDEO/ Goli me thembër shpallet më i bukuri i vitit në Serie A, por Icardi tall Milanin

Goli me thembër i Mauro Icardit kundër Sampdoria është vlerësuar si më i bukuri për vitin 2018-të, por sulmuesi i Interit nuk pajtohet me vendimin.

Icardi e ka marrë çmimin e parë në këtë ceremoninë gala që u zhvillua në Milano, pasi është votuar nga publiku për golin e tij të vitit.

Ishte goli me thembër kundër Sampdorias që mori më shumë vota, por gjatë marrjes së çmimit, kapiteni i zikaltërve shfrytëzoi rastin që ta kundërshtojë atë, duke ironizua Milanin.

“Personalisht, mendoj që goli im kundër Milanit ishte më i mirë, por i falënderoj të gjithë ata të cilët me votuan”, deklaroi Icardi.