Rodos, 19-vjeçari shqiptar dhe 21 vjeçari grek pranojnë vrasjen e studentes

Zhvillimet e fundit lidhur me vrasjen e 21-vjeçares greke Eleni Tufaludhis, kanë ndodhur sot, mëngjesin e së martës, kur një 19-vjeçar shqiptar dhe një 21-vjeçar grek kanë pranuar përfshirjen në vrasje.

Ata e kanë goditur vajzën me një objekt hekuri kur ajo ka refuzuar të kryejë marrëdhënie seksuale me ta.

Përfshirja e tyre në vrasjen e 21-vjeçare në Rodos u pranua kur dy meshkujt u morën në hetim dje nga Autoriteti i Portit në ishull, sipas SKAI.

Dy agresorët, njëri shqiptar dhe tjetri grek, duket se e kanë goditur në kokë me hekur pasi ajo refuzoi të bënte seks me ta në shtëpi.

Ajo që i bën edhe më tragjikë, dimensionet e kësaj vrasjeje, është se studentja duket se ka qënë gjallë kur dy agresorët e flakën atë në det në zonën Lindos, pasi ekzamniminet treguan se ajo kishte ujë në mushkri.

Të dy të arrestuarit janë akuzuar si kryesorët në këtë krim.

Sipas medieve greke, hetimet janë përqëndruar në një shtëpi 50 km në jug të qytetit Rodos. Kjo shtëpi i përket 21-vjeçarit të përfshirë  në ngjarje. 

Por, është përfshirë edhe një makinë e bardhë, që dyshohet të jetë përdorur për transportin e trupit të vajzës. Makina do të dërgohet për analizë për të gjetur në të shenja gishtash apo material gjenetik nga viktima.

Sipas informacioneve, mjeti i përket babait të njerit prej të dyshuarve, që është marrë gjithashtu në pyetje për t’u pyetur nëse ka dijeni për krimin.

Babai i 21-vjeçares së pafat foli për SKAI dhe tha se falenderonte Autoritetet e Portit për ç'ka kishin bërë dhe tha se do të largohej nga Rodos me gruan e tij dhe trupin e vajzës, në mbrëmje./SYRI.NET