Kur po fitonte ‘Topin e Artë’, Modric mëson vendimin e Gjykatës së Zagrebit

Gjykata e Zagrebit jep vendimin për mesfushorin e Realit të Madridit, Luka Modric, i akuzuar për dëshmi të rreme në një proces të lidhur me korrupsionin në klubin e Dinamos së Zagrebit.

“Nuk ka mjaftueshëm prova që Modric të ketë kryer një dëshmi të rreme”, deklaroi Kresimir Devcic, zëdhënësi i Gjykatës.

Ky vendim, që e mbyll këtë aferë, erdhi vetëm pak momente, para se kroati të shpallej lojtari më i mirë i vitit 2018, duke fituar çmimin e “Topit të Artë”.

Në mars, Prokuroria kroate kishte kërkuar dënimin e Modricit për dëshmi të rreme, në procesin kundër ish-presidentit të Dinamo Zagrebit, Zdravko Mamic.