Napoli fiton në limite, Hysaj shikon ndeshjen nga stoli

Napoli ka arritur të fitojë në reansfertën e vështirë me Atalantan. Ekipi i drejtuar nga Ancelotti fitoi me rezultatin 2-1. Berishës i shënoi Ruiz në minutën e dytë dhe Milik në minutën e 85.

Për skudrën e Atalantës barazoi përkohësisht Zapata në minutën e 56.

Me tre pikët e marra Napoli rikthehet në vendin e dytë me 32 pikë 8 më pak se Juventus i cili kryeson dhe 3 pikë më shumë se Inter që është në vendin e 3. Atalanta mbetet në vendin 11 me 18 pikë duke e shikuar veten gjithnjë e më larg Europës.

Kujtojmë që mbrojtësi i djathtë Hysaj e nisi ndeshjen në stolm por u fut në fushë në minutën e 77 duke zëvendësuar Maksimovic.