FOTO/ 'Dështak, nazist', parrullat kundër Veliaj pushtojnë Tiranën

Qytetarëve të Tiranës u ka ardhur në majë të hundës me kryetarin e tyre të bashkisë Erion Veliaj. Fyrjet e tij të bëra ndaj qytetarëve që protestuan fillimisht tek Teatri Kombëtar tani tek Astiri duket se i ka irrituar goxha shumë banorët.

Ditët e fundit, disa parrulla janë vendosur nëpër rrugët e qytetit me logon e “Mjaft”-it mbi fytyrën e Veliajt.

Këto parrulla janë vendosur nëpër shtyllat e ndriçimit të rrugës e madje edhe në koshat e plehrave.

Shikoni fotot e mëposhtme të cilat janë vendosur kudo nëpër Tiranë. Kjo foto ka qarkulluar edhe në profilet e rrjeteve sociale të shumë qytetarëve .

Duket se ashtu si Ramës edhe Veliaj e kanë humbur luftën kundrejt qytetarëve dhe situata u ka dalë nga duart.