Ish-zv/drejtori i Rendit: Policia s’ka fuqi monetare, ja si mund të luftohen grupet kriminale

Ish-zv/drejtori i rendit në Policinë e Tiranës, Erzen Breçani ngriti sot shqetësimin e parandalimit të këtyre ngjarjeve kriminale. Nga studio e emisionit “Opinion”, Breçani u shpreh se agjentë të policisë duhet të infiltrohen brenda grupeve të krimit të organizuar në mënyrë që të jenë në gjendje të zbardhin veprimtaritë kriminale.

“Këto kanë kaluar në krim të organizuar kur kanë kapur prokurorë, politikanë. Nuk shohim njërëz të infiltruar të Policisë së Shtetit në këto grupe kriminale që të bëjnë dokumentimin e gjërave. Vitin e fundit kemi parë një zgjim të Policisë së Shtetit për goditjen e grupeve kriminale”, u shpreh ai.

Erzen Breçani theksoi gjithashtu se grupet kriminale kanë fuqi të madhe ekonomike dhe nuk është e lehtë për t’i luftuar, sidomos kur kemi të bëjmë me një dobësi financiare të Policisë së Shtetit.

“Punonjës të Policisë së Shtetit, të vëzhgimit, nuk kanë fuqi vlera monetare, nuk shpërblehen”, deklaroi Breçani.