Modriç pas suksesit: ‘Topi i Artë’ është më shumë se një ëndërr për mua

Luka Modriç është fituesi i “Topit të Artë” për vitin 2018.

Menjëherë pasi mori çmimin kroati foli shumë i emocionuar pasi është bërë lojtari i parë në historinë e Kroacisë që vlerësohet kaq shumë, shkruan SYRI.net.

“Falenderoj  të gjithë ata që më kanë ndihmuar, së pari shokët, trajnerët, Realin dhe të gjithë stafin”, tha fillimisht ai.

“Sigurisht familjen, fëmijët, si çdo fëmijë që ka ëndërr për trofe të rëndësishëm. Unë kam ëndërruar për këtë. Por ky ‘Top i Artë’ është më shumë se ëndërr për mua”, përfundoi kroati.