LIVE/ Zbardhet lista ZYRTARE me emrat, ja renditja e lojtarëve për ‘Topin e Artë’

Në Paris, France Football organizon sot ceremoninë e 63-të për “Topin e Artë”.

Favorit kryesor për këtë çmim është mesfushori i Real Madridit, Luka Modric, i cili bëri një sezon mbresëlënës duke fituar Champions Leaguen, ndërsa me përfaqësuesen e Kroacisë shkoi deri në finalen e Kupës së Botës.

Kjo do të jetë hera e parë pas 10 vitesh që as Messi e as Ronaldo nuk do ta fitojnë këtë çmim. Përveç "Topit të Artë”, do të ndahen edhe çmimet për futbollisten e vitit dhe futbollistin më të mirë U-21.

19:27 – Vendi i 11-të i takon N’Golo Kantes, mesfushorit të Chelseat.

19:07 – Befasisht, Neymar zë vendin e 12-të.

19:00 – Sulmuesi, Luis Suarez është në vendin e 13-të.

18:59 – Në vendin e 14-të, e gjejmë Thibaut Courtois, portierin belg.

18:58 – FF uron Thibaut Courtois, si portierin më të mirë në klasifikimin final për “Topin e Artë”.

18:38 – Klasifikimi nga 30 deri në 11, tani dhjetë vendet e para.