Skandal/ Zbulohet lista me fituesin e ‘Topit të Artë’, nuk do ta besoni ku renditet Messi!

Sot do të mbahet ceremonia e "Topit të Artë", por skandaloz është fakti që lista e renditjes është zbuluar para kohe.

Do të jetë hera e parë që pas dhjetë vitesh që Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi nuk do ta fitojnë çmimin e “Topit të Artë”, shkruan e përditshmja spanjolle “AS”, raporton Syri.net.

Çmimi më prestigjioz në rangun individual do të fitohet nga mesfushori i Real Madridit, Luka Modric.

33-vjeçari fitoi titullin e Champions Leagues sezonin e kaluar me Realin si dhe arriti në finalen e Botërorit me Kroacinë.

Siç zbulon një burim jo zyrtar, Ronaldo do të renditet në vendin e dytë në këtë garë, ndërsa Messi pozicionohet vetëm në vendin e pestë.

Shikoni klasifikimin jo zyrtar por që është publikuar minutat e fundit në rrjetet sociale: