Ronaldo dhe Griezmann bojkotojnë ceremoninë e ‘Topit të Artë’. Zbulohet fituesi

Sot do të zhvillohet ceremonia e edicionit të 63-të të “Topit të Artë”, ndërsa disa prej yjeve nuk do të jenë të pranishëm.

Ky veprim ka filluar të praktikohet në dy vitet e fundit nga lojtarët që janë të nominuar për çmimin më të madh individual, duke e zbehur vit pas viti këtë garë.

Cristiano Ronaldo dhe Antoine Griezmann nuk do të marrin pjesë në ceremoninë e “Topit të Artë” që fillon në orën 18:45.

Sipas gazetarit të “Sky Sports”, Alessandro Alcatio, dyshja nuk do të marrin pjesë, pasi Luka Modric është favoriti për ta fituar çmimin.

Kjo ka bërë që Ronaldo dhe Griezmann mos të paraqiten në ceremoni. UEFA dhe FIFA i kanë kritikuar shumë këto veprime.