FOTO/ Tifozët durrsakë, thirrje për të mbështetur Teutën në ‘betejën’ me Partizanin

Java e 16-të e Kategorisë Superiore ka rezervuar sfidën mes dy ekipeve që janë në vendet e para të renditjes, Partizanit kryesues dhe Teutës që ndodhet e treta, shkruan Syri.net.

Sfida që do të luhet ditën e shtunë më 8 dhjetor në “Niko Dovana” paraqet një interes të madh, pasi diferenca është vetëm 6 pikë.

Tifozët durrsakë po përgatiten të jenë të shumtë në numër, për të mbështetur ekipin e tyre, që po i befason të gjithë me paraqitjen e deritanishme dhe pse jo, kanë nisur “ëndrrat” për titullin kampion.

“Teuta ka nevojë për ne”, është thirrja e tifozëve për të mbështetur skuadrën që po drejtohet mjeshtërisht nga Bledi Shkëmbi.