VIDEO/ Maradona humb kontrollin, tenton të godasë tifozët që e provokojnë

Dorados de Sinaloa e Diego Armando Maradonës humbi në finalen e kthimit të play-off-it me San Luis, duke mos arritur dot të ngjitet në elitën e futbollit meksikan, shkruan Syri.net.

Maradona e pa ndeshjen nga tribuna, pasi ishte i pezulluar dhe nuk mund të qëndronte në stol.

Skuadra e Maradonës e kishte fituar finalen e parë në fushën e vet 1-0, por humbi 4-2 (3-2 koha e rregullt, goli deçiziv u shënua në shtesë) dhe nuk arriti dot të ngrejë trofeun.

Kur po largohej nga stadiumi, Maradona u provokua nga tifozët kundërshtarë dhe reagoi duke u përpjekur t’i godasë, por edhe me fjalë ofenduese.

Në videon e mëposhtme mund të shihni reagimin e legjendës argjentinase, i cili është trajneri i Dorados de Sinaloa