Ditmiri gjen fajtorin e ri për ngecjen drejt BE: Më kanë zhgënjyer bashkitë!

Qeveria Rama shpik sistematikisht ‘armiq’ të brendshëm e të jashtëm integrimit të vendit drejt momentit të anëtarësimit në BE.

Çudia ndodh se asnjëherë qeveria nuk e drejton gishtin nga vetja, siç edhe e artikulojnë qartë të gjitha raportet që vijnë nga Brukseli.

Kësaj here, ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ka zbuluar, se pengues janë bërë institucionet lokale.

‘Kemi nisur punën përgatitore për procesin screening. Por jam i zhgënjyer nga angazhimi i bashkive në këtë proces’, ka deklaruar Bushati gjatë një takim konsultues për krijimin e strukturës përgjegjëse për zhvillimin e negociatave të anëtarësimit te Shqipërisë në BE.