Hahn, takim sekret me Vuçiç para nisjes për në Kosovë

Komisioneri Europian për Zgjerimin, Johannes Hahn, sapo ka mbërritur në Presidencën e Serbisë ku do të takohet me Presidentin serb Aleksandër Vuçiç, njoftojnë mediat vendase.

Siç pritej, tema kryesore e takimit është një vendim i Prishtinës marrë pak kohë më parë që normat për taksat e mallrave nga Serbia të rriten 100%. Pas bisedimeve me Vuçiç, Hahn do të udhëtojë për në Prishtinë, ku do të takohet me udhëheqjen e Kosovës, Presidentin, kryeministrin dhe Kryetarin e Kuvendit si dhe liderët e opozitës.

Shumë e kanë intereprtuar këtë lëvizje si një presion shtesë ndaj autoriteteve të Prishtinës që të heqin dorë nga vendimi i tyre për të rritur taksat, edhe pse ajo ka hasur në kritika të shumta si të publikut europian ashtu edhe të botës./SYRI.NET