FOTO+EMRAT/ Ja kush janë 15 më të kërkuarit në Kukës

Policia e Kukësit ka bërë publike emrat dhe fotot e 15 personave më të kërkuar.

Në listë janë qytetarë nga Kukësi, Hasi e Tropoja.

Sipas policisë, personat e kërkuar janë të dënuar për vrasje, mashtrime e krime të tjera.

‘Ja personat e kërkuar nga Policia në qarkun e Kukësit, të cilët janë publikuar në faqen e Policisë së Shtetit!

Në të mirë të komunitetit, ne ftojmë çdokënd që ka informacion të telefonoje policinë’, shkruhet në faqen e Policisë e Shtetit.