FOTO/ U tha se do të ishte pjesë e ‘Këngës Magjike’ zbulohet çfarë ndodhi me Elhaida Dani

Këngëtarja Elhaida Dani është një nga artistët më të dashura për shqiptarët.

Disa ditë më parë këngëtarja postoi një foto ku me shaka tregonte se do ti  hidhte në ‘gjyq’ po të mos e votonin.

Teksa pritej që këngëtarja të prezantonte këngën e saj, ajo u nis me një udhëtim jashtë vendit.

Pas kësaj fansat e pyetën se çfarë ndodhi,këngëtarja ktheu përgjigjen në Instastoryn e saj ku shkruante:

‘Hey të dashurit e mi. Për ju që po prisni daljen time në “Kënga Magjike”, nuk do të jem pjesëmarrëse. Fotoja që postova ishte vetëm një shaka. Por u uroj shumë suksese të gjithë pjesëmarrësve, shijojeni”, shkruan Elhaida.