FOTO/ Presidenti Meta mbështetje për Personat me Aftësi të Kufizuar

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka shprehur sot mbështetjen dhe angazhimin e tij për personat me aftësi të kufizuara.

Mesazhi i presidenti ka ardhur në ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar.

Mesazhi i presidentit Ilir Meta:

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar, garantoj për ta mbështetje e dialog të përhershëm dhe të angazhohemi të gjithë për integrimin e tyre të plotë në shoqëri.

I kënaqur që tashmë në Presidencë ekziston një rampë për ta dhe i ftoj të gjitha institucionet që t'i ndërtojnë, në mënyrë që kjo kategori ta ketë sa më të lehtë aksesimin dhe hyrjen në to.