Acarohet Totti: E turpshme çfarë ndodhi te Roma-Inter

Roma barazoi me rezultatin 2-2 ndaj Interit mbrëmë në “Olimpico”, ndërsa Francesco Totti ka thënë se ai është i shokuar nga VAR-i.

“Ishte një ndeshje e hapur mes të dy skuadrave shumë të mira”, tha fillimisht drejtori i Romës.

“Penalltia e Zaniolo? Ka pak për të thënë, e kanë parë të gjithë. Pyesim të gjithë se si ata të VAR nuk arrijnë ta shohin! Ky është një turp. Po atëherë për çfarë duhen ata të VAR? Përse nuk ftohen në TV të shpjegojnë vendimet e tyre? Kjo është arsyeja pse kemi vënë VAR. Kjo ishte shumë e dukshme, e kuptuam edhe ne me dhjetëra metra distancë e me ekrane shumë më të vegjël. Janë 4 apo 5 aty brenda, po çfarë po shohin? Fabri me sa duket po shihte një ndeshje tjetër”, vazhdoi ish-mesfushori.

“Është e pamundur të vazhdohet kështu. Bëjmë mbledhje, takohemi në Koverçiano e Milano, na shpjegojnë e tregojnë gjëra e pastaj na ndodhin këto gjëra. Kështu falsifikohet kampionati”, reagon i acaruar Totti për episodin e penalltisë që nuk u dha për Zaniolon dhe ku VAR mund të tregonte qartësisht se D’Ambrosio bënte faull.