Berisha përballë Hysaj, këto janë takimet që do luhen sot

Nuk janë mbyllyr akoma ndeshjet e javës në kampionatet gjerman, italian dhe spanjoll. Sonte do luhen nga një takim për çdo kampionat të lartpërmendur.

Në Gjermani do jetë përballja mes Nurnber- Bayer Leverkusen e cila do luhet në oren 20:30.

Gjithashtu sonte do përballen edhe Hysaj me Berishën ku në orën 20:30 Atalanta do presë në shtëpi Napolin.

Të dy ekipet kërkojnë nga 3 pikë, ku Atalanta kërkon që të afrohet me zonën e Europës kurse Napoli të marrë vendinn e dyte dhe të vazhdojë të ndjekë Juventusin.

Në Spanjë do luhet ndeshja mes Levante dhe Athletic Bilbao ku ekimi bask kërkon me ngulm fitoren për të dalë nga zona e ftohtë. Takimi fillon në orën 21:00