FOTO/ La Liga, kampionati i surprizave të këtij sezoni

La liga këtë sezon ka prodhur mjaft surpriza. Në qoftë se deri vonë jemi mësuar ta shikojmë duke luftuar për titull vetëm dy apo tre ekipe tashmë ajo është bërë mjaft e ngjeshur.

Barcelona është aktualisht kryesuesja e kampionatit  me një pikë larg vendit të dytë që ndodhet Sevilla. Real Madrid mban vendin e 5 dhe është plot 5 larg Barcelonës e cila do të thotë që ekipet janë aty.

Edhe poshte luftohet shumë ku një humbje mund të zbresë me nga 6 pozicione. Real Betis ekipi andaluzian që është kualifikuar nga grupet e Europa League i cili mundi edhe Milanin ndodhet në vendin e 10, por para 3 javësh mundi Barcelonën në Camp Nou.

Ekipet me emër si Valencia, Villarreal, Athletic Bilbao ndodhen poshtë në rënditje konkretisht: Valencia në vendin e 14, Villarreal në vendin e 17 kurse Bilbao në 18. Edhe zona afër rënie është e ngjeshhur ku një gabim të zbret poshtë direkt.

Kjo sjell që edhe ekipe të mëdha të dështojnë ndaj ekipeve që në emër duken të lehta për tu kaluar.

Getafe është në vendin e 8 por që është ekipi që ka pësuar më pak, plot 11 gola ashtu si Atletiko Madrid. Ky fenonem ka ndikuar që La Liga këtë sezon të jetë kampionati i surprizave.

Shikoni talelën e rënditjës. / SYRI.NET