FOTO/ Bëhuni gati për acar, ja si do jetë moti për nesër

Dita e parë e Dhjetorit do të na gjejë me mot mjaft të ftohtë në mëngjes por gjatë ditës do të kemi ngritje graduale të temperaturave.

Masat ajrore të nxehta nga Atlantiku kanë avancuar dukshëm më shpejtë se që është pritur në drejtim të Mesdheut dhe nga Mesdheu nga nesër do të fillojnë të depërtojnë në drejtim të rajonit tonë duke zbutur gradualisht acarin.

Nesër do të kemi mot të ndryshueshëm dhe jo të njëjtë në tërë territorin shqiptar.

Pasdite në jug, jugperëndim dhe perëndim të Shqipërisë do të kemi edhe reshje shiu të cilat do ti sjellë cikloni i vogël Mesdhetar.

Gjatë natës reshjet e shiut do të depërtojnë edhe në disa rajone në qendër dhe veriperëndim të vendit. Reshjet nuk pritet të jenë të mëdha.

Ditëve të ardhshme nuk pritet ndryshim i madh i motit.

Do të kemi ngritje progresive të temperaturave por edhe reshje kryesisht të dobëta kalimtare dhe vende-vende shiu në tërë rajonin tonë.