Dy minorenë, një djalë dhe një vajzë, zhduken në Tiranë

Dy fëmijë minorenë, janë denoncuar si të zhdukur nga familjarët e tyre, në Tiranë.

Sipas burimeve të Policisë Vendore, mësohet se të zhdukurit janë në djalë 13 vjeç dhe një vajzë 14 vjeçe. Denoncimi për zhdukjen e tyre janë bëra nga nënat e tyre. Por, ndërsa djali është gjetur, për vajzën e zhdukur ende nuk ka informacion, ndërsa policia po e kërkon.

Komisariati i Policisë Nr. 1

  • Më datë 29. 11. 2018, A. H., vjeçe 43, banuese në Tiranë, kallëzon se i është larguar nga banesa djali i saj M. H., vjeç 13, banues në Tiranë. Ky shtetas u gjet disa orë më vonë nga familjarët. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për vlerësim.
  • Më datë 29. 11. 2018, A. Ç., vjeçe 34, banuese në Tiranë, kallëzon i është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer vajza e saj e B. Ç., vjeçe 14, banuese në Tiranë. Punohet për gjetjen e saj. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për hetime të mëtejshme.