VIDEO/ Trafikantë të fuqishëm droge me armë, zbardhen emrat e bandës shqiptare të arrestuar në Itali

Policia italiane ka zhvilluar një operacion të madh në agim të ditës së sotme në krahinat e Chieti, Genoa, Campobasa dhe Foggia, njoftojnë mediat italiane.

Operacioni i koduar si "Evelin", i ndihmuar nga helikopterë dhe qentë antidrogë dërgoi në burg 20 persona, kryesisht shqiptarë dhe të tjerët, rumunë e italianë, të gjithë anëtarë të një organizate kriminale në zonën e Vastese, të akuzuar për trafik lëndësh narkotike dhe mbajtës të armëve. 

Të arrestuarit janë: Denis Bimi, Çlirim Tafimi, Elvin Tafili, Eqrem Bimi, Basmir Sylja, Elvis Cafi, Adriano Shabanaj, Erlin Roci, Bruno Aliu, Agim Cafi, Aidem Cekorja, Andernes Tomorri, Abjond Xheka, Emran Morina, Costel Blanaru, Matteo Colapietra, Berardino D’Onofrio, Raffaele Lacovone,  Franco Nardino, Alessando Ronzullo.

Policia italiane është e mendimit se ky operacion i dha një goditje të fortë trafikut të drogës./ SYRI.NET