Hoxha human Elvis Naçi mbledh donacione në Zvicër për shqiptarët

Njëri nga hoxhallarët më të njohur shqiptar është Elvis Naçi. Ai njihet si një hoxhë modern, por edhe shumë human. Me anë të emisionit ‘Shqiptarët për shqiptarët’ u ka ndihmuar shumë familjeve që kanë nevojë, shkruan albinfo.ch.

Së fundi ka qenë në Zvicër, përkatësisht në Flums, ku salla ishte e mbushur me njerëz. Interesimi ka qenë shumë i madh edhe kësaj radhe, që dëshmon për popullaritetin e tij jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet perëndimore.