VIDEO/ Aurela Gaçe bën premtimin e madh ne mes të sheshit Skënderbej

Labja nga Vlora me energji gati të mbinatyrshme, bëri edhe sot atë, që di të bëjë më mirë, të elektrizojë publikun me muzikën, zërin dhe performancën e saj.

Edhe pse temperaturat nuk ishin favorizuese në kryeqytet, diva e muzikës shqiptare, Aurela Gaçe, e ndezi skenën në sheshin "Skënderbej", duke mbajtur (siç thotë ajo ) “në ajër” me qindra qytetarë në shesh.

Nën atmosferën  e festave të nëntorit, e veshur kuq e zi, Gaçe interpretoi këngët më të suksesshme të saj ndër vite.

Pjesë e shfaqjes së saj herë pas here bëhej dhe publiku përmes komunikimit që vetëm ajo di ta bëjë, teksa lëshoi edhe një premtim për ta: "Në momentin që do vë CD për ju do të thotë se do të dorëzoj mikrofonin".