FOTO/ Rihanna dhe miliarderi arab ndahen përfundimisht? Gënjeshtër! Çifti kapet mat!

Vetëm pak javë më parë qarkulluan lajmet se Rihanna i dha fund lidhjes së saj me biznesmenin milioner Hasaan Jameel.

Shkaku i ndarjes u komentua fakti që Rihanna dontë hapësirën e saj dhe donte të ishte e lirë. Duket se nuk zgjati shumë dëshira për liri e 31-vjeçares pasi mbrëmjen e kaluar ajo dhe Hasaan Jammel janë parë duke darkuar së bashku në një restorant në Santa Monica.

Dyshja po qëndronin në një hyrje private të restorantit dhe thuhet se ata qëndruan aty rreth 3 orë. Për Rihannën lidhjet e dashurisë janë shumë të rëndësishme por në të njejtën kohë edhe privatësia.

Me siguri ajo po përpiqet të gjejë një rrugë të mesme duke i dhënë edhe një tjetër shans biznesmenit nga Arabia Saudite.