VIDEO/ E tmerrshme, lojtari bie keq në tokë dhe thyen qafën

Lojtari i Koresë së Jugut, Lee Sjung-mo, është përfshirë në një episod horror në një ndeshje play-off që skuadra e tij, Gwangju luante në K-Leauge.

20-vjeçari në një duel ajror me një kundërshtarin e tij ka bërë një rënie të keqe që ka rezultuar shumë e dhimbshme për të.

Sjung-mo mbeti pa ndjenja dhe menjëherë u dërgua në spital ku u zbulua se kishte thyer 3 vertebrat e qafës dhe gishtat e dorës.

“Mban mend vetëm që ka kërcyer për të goditur topin me kokë dhe më pas ka humbur kujtesën deri në momentin që ka mbërritur në spital. Do të duhen tre muaj para se ai të rikuperojë plotësisht”, tha një zëdhënës i klubit.