Babai ‘yllit’ të Interit shpërthen kundër Spallettit: Do marrësh fund po...

Pas humbjes ndaj Tottenhamit dhe rrezikut për të mos u kualifikuar në fazën tjetër të Championsit, kritikët kanë kryqëzuar trajnerin e Interit, Luciano Spallettin.

Së fudmi është babai i blerjes së bujshme, Lautaro Martinez i cili “shpërtheu” keq në rrjetet sociale kundër teknikut italian që la në stol sulmuesin argjentinas, shkruan "Sportmediset", raporton SYRI.net.

“Vazhdo kështu dhe do të marrësh fund”, ky është mesazhi i babait të sulmuesit të Interit, Lautaro Martinez.

10 minutat e fundit të takimit Spalletti preferoi të aktivizonte Keita Baldenë përpara Martinez.

Pas disa minutash, duket se Mario u pendua dhe e fshiu postimin në “Twitter”.