VIDEO/ Futbollisti shkakton panik, thyen qafën gjatë momentit të rënies

Një incident i rëndë ka ndodhur në ligën e Koresë së Jugut.

Lee Seung-mo u rrëzua keq duke thyer qafën dhe gishtin e tij, ndërsa për disa minuta shkaktoi panik në fushë pasi nga përplasja e fortë lojtari humbi ndjenjat, shkruan tabloidi britanik “The SUN”, raporton SYRI.net.

Menjëherë “ylli” i Gwangju u dërgua me urgjencë për në spital, ndërsa mjekët konfirmojnë se ai ka dëmtuar tre rruaza të qafës.

Mjekët konfirmojnë se gjebndja shëndetësore e 20-vjeçarit aktualisht është e stabilizuar, ndërsa ai vazhdon të ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu Lee Seung-mo është vizituar edhe nga shokët e skuadrës.

Syri.net / Oldi Mele