Komentatori italian sulmon Interin: Çfarë skuadre koti!

Në fund të pjesës së parë komentatori i Rai Uno, Antonio Di Xhenaro ka kritikuar skuadrën e Interit.

Ai është kapur duke thënë “squadraccia”(çfarë skuadre koti) që kishte të bënte me formacionin kritik të zikaltërve.

“Squadraccia” e ka origjinën nga grupe militantësh fashistë që godisnin dhunshëm rivalët e tyre. Kur përdoret në futboll ajo nënkupton një skuadër të padisiplinuar.