Spalletti: Kjo është arsyeja përse humbëm ndaj Tottenhamit

Trajneri i Inter, Luciano Spalletti, analizon disfatën ndaj Tottenham në Ëembley.

Zikaltrit janë mposhtur pas golit të Eriksen dhe tani kualifikimin e tyre në dorë e ka Barcelona.

“E dinim që do të ishte e vështirë, kemi sakrifikuar, ruajtëm pozicionet tona në fushë dhe nuk vuajtëm aq shumë.

“E pësuam nga një aksion personal i Sissoko-s. A jam i zhgënjyer? Ekipi bëri atë që duhet të bënte, por ndonjëherë nuk përdori personalitetin që ka, vetëm disa minuta para golit të tyre ne kishim një mundësi të mirë me Perisic.

“Mund të kishim guxuar më shumë. Nainggolan? Ai kishte një problem në kavilje, mund ta kisha zëvendësuar pas pushimit, por e bëra më shpejt

“Ai donte të qëndronte në fushë, por ndaj një ekipi që driblon mirë, bëhet e vështirë.

“Është pak thembra jonë e Akilit kur ndeshemi ndaj një ekipi driblues, ndonjëherë humbasim topin dhe nuk menaxhojmë siç duhet lojën”, përfundoi ai.