Këta janë personazhet më serioz të ekranit

Të qeshësh është një cilësi që njerëzit e përdorin për të treguar se po ndihen mirë apo për të shprehur pozitivitet. Veçanërisht në ekran e qeshura të bën të dukesh edhe më mirë. Megjithatë disa personazhe të njohur të ‘shoëbiz-it’ e shmangin të qeshurën duke krijuar idenë e njerëzve seriozë.

Kanye West ka një bashkëshorte të bukur, familje perfekte dhe një karrierë për t’u vlerësuar. Megjithatë asnjëra nga këto nuk i japin arsye për të qeshur para ekranit.

Victoria Beckham njihet si ndër personazhet më seriozë të ekranit. Nëse ajo buzëqesh në daljet publike kjo gjë bën menjëherë lajm.

Kristen Stewart është shprehur se miqtë e saj i kanë thënë se nuk duket bukur kur qesh, prandaj zgjedh që në daljet publike përpiqet të qëndrojë sa më serioze.

Megan Fox qesh shumë rrallë. Nëse e shihni në ekran të qeshë me siguri nuk do e njihni.

Leonardo DiCaprio ka bërë një ndryshim drastik ndër vite. Në fillimet e karrierës ai shihej gjithmonë i qeshur, ndërsa tani e ka ‘pushtuar’ serioziteti.