Ibra te Milani? Higuain flet për ‘transferimin’ e mundshëm

Sulmuesi i Milanit, Gonzalo Higuain shoqëronte Gattuson në konferencën për shtyp në prag të sfidës për Ligën e Europës, përballë Duddelange.

Ai mohoi zërat se po mendon largimin nga kuqezinjtë ndërsa nuk munguan edhe vlerësimet për Ibrahimovicin.

“Për sa i përket Ibras, ai është një lojtar i madh, por për merkaton do ende kohë, ndaj duhet të përqendrohemi te ndeshja e nesërme. Pastaj, këtu kemi dhe një djalosh si Cutrone, të cilit dua t’i mësoj çdo gjë që di”, tha sulmuesi i Milanit.

 “Mendja ime është tek Milani. Nuk ndihem një yll, jam një futbollist i cili është marrë për të arritur objektivat e caktuara. Shpresoj të ecim shumë në Europa League, dhe të arrijmë zonën Champions në kampionat”, përfundoi Higuain.