Zhduket 36-vjeçari në Tropojë nëna kërkon ndihmën e Policisë

Një tjetër person është zhdukur nga shtëpia e tij, duke alarmuar familjarët.

Ngjarja më e fundit e zhdukjes, ka ndodhur në Tropojë, ku sipas Policisë Vendore, mësohet se, N. D., 61 vjeçe, banuese në Bajram Curr, kallëzon se i është larguar nga banesa djali, A. D., 36 vjeç.

Komisariati i Policisë Tropojë

Më datë 27. 11. 2018, shtetësia N. D., vjeçe 61, banuese në Bajram Curr, kallëzon se i është larguar nga banesa djali, A. D., vjeç 36. Punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë.