Çmenden grekët nga FOTO me plis e shqiponjë e Erës dhe Norës në Athinë

Një fotografi e këngëtarëve shqiptare, motrave Era dhe Nora Istrefi, ku urojnë shqiptarët për 106 vjetorin e Pavarësisë, duke mbajtur plis në kokë dhe duke bërë shqiponjën me duar, duket se i ka bërë grekët të çmenden.

Menjëherë pas publikimit të kësaj fotografie, fansave grekë të Erës, kanë reaguar duke shfaqur mospëlqimin e tyre. Në komente ata kanë nisur me fyerje ndaj tyre, duke e quajtur një ofendimin gjestin e tyre edhe pse ishte diçka shumë normale dhe në kuadër të festës.

“Nëse nuk do të ishte Greqia, do të ishit duke shkuar me dhi/ Epo përfundimisht ju jeni kafshë/ Ja ju e tregoni që po shkoni në mal,” - janë disa nga komentet më pikante të ndjekësve grekë për këtë fotografi.