Taksa 100%, BE telefonon Prishtinën

Qeveria e Kosovës miratoi para pak ditësh një taksë 100 % për produktet që do të impotohen nga Serbia.

Ky vendim nuk është pritur mirë si nga Serbia po ashtu edhe NATO dhe BE.

Pas NATO-s ka reagua edhe BE me anë të Frederica Mogherinit e cila ka folur në telefon me Hashim Thaçin

“Federica Mogherini foli në telefon me presidentin Hshim Thaçi për të diskutuar zhvillimet e fundit në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-sa, për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Mogherini theksoi se vendimi i Qeverisë për të rritur taksën mbi mallrat e Serbisë dhe Bosnjës e ndërlikon edhe më tutje situatën dhe nuk sjell zgjidhje për problemet e njerëzve dhe aspiratat e Kosovës për të ardhmen. Kjo masë nuk ndihmon në raportet e mira fqinjësore dhe duhet të revokohet”, thuhet në komunikatën e BE-së.

/Syri.net/