Bixhoz me dashurinë/ Shivai mëson të vërtetën, Pinki bie nga shkallët, ja ç’do ndodhë nesër

Anika ndjek Naintarën. Naintara i kërkon Pinkit para. Anika sheh Naintarën me Pinkin dhe tronditet. Ajo nuk mund ta besojë dhe mendon se Pinki nuk mund ta bëjë këtë. Prifti kërkon që nuset të shkruajnë emrin në librin e familjes.

Anika shkruan emrin dhe pas saj e ka rradhën Gori. Gori kujton fjalët e Omit dhe bën sikur i bie të fikët që të mos e shkruajë emrin. Shivai i thotë Omit ta shkruajë ai emrin. Om shkruan emrin e Gorit. Pinki përçmon Anikën dhe Gorin.

Xhanvi shprehet e lumtur që ka një nuse si Gori. Pinki i thotë Naintarës të shkruajë emrin e saj. Shivai mban premtimin që i bëri Anikës dhe nuk e lejon Naintarën të shkruajë emrin. Naintara rrëzohet. Shivai e mbyll ritualin.

Pinki nxehet që i shkoi puna dëm. Anika mendon si t’i thotë Shivait për mashtrimin e Pinkit. Halla përgatit një qumësht me alkool për Omin por atë e pi aksidentalisht Gori. Gori dehet dhe fillon të flasë pa pushim para Omit.

Ai e përzë nga dhoma. Rudra shkon në qytetin Merut. Atje ai mahnitet nga bukuria e një vajze dhe i kap dorën. Ajo qan dhe i lutet ta lëshojë se po e shohin të tjerët. Halla i bërtet Omit që e nxori nga dhoma Gorin dhe i thotë se ajo ka të gjitha të drejtat të qëndrojë.

Om nxehet me Gorin dhe largohet nga dhoma. Shivai pyet Anikën se kush është personi që po bashkëpunon me Naintarën. Anika e paralajmëron që do t’i thyhet besimi por Shivai është i sigurt që mund ta përballojë.

Anika thotë Pinki. Shivai tronditet. Pinki rrëzohet nga shkallët dhe bërtet. Shivai vrapon për tek ajo./revistawho