FOTO/ Përse e postoi në Instagram Noizy ish të dashurën, këngëtaren e njohur shqiptare?

Reperi Noizy dhe këngëtari Altin Sulku, kanë qenë bashkë mbrëmë për të festuar ditëlindjen e një miku të afërt.

Noizy ka mbajtur të informuar ndjekësit e tij në Instagram, me video nga momentet e argëtimit me kushëririn e tij. Por ajo që na tërhoqi vëmendjen ishte fakti që këngëtarja Sheila Haxhiraj ishte gjithashtu pjesë e videove të tij.

Bukuroshja brune është përfolur për lidhjen e saj me reperin vite më parë. Mediat shkruanin në vitin 2012 se Sheila dhe Noizy kanë pasur lidhje përpara se ajo të fitonte “X-Factor”.

Shfaqja e tyre e parë në publik ishte në “Kënga Magjike 2011”, ku Sheila ishte ulur në tavolinën e miqve më të afërt që mbështesnin Noizy-n në konkurrim.

Fakti që Noizy publikoi një video të Sheilës duke kënduar, tregon se ata vijojnë të ruajnë miqësinë, pavarësisht gjithçkaje.