VIDEO/ ‘Rama do të na shtypë, po ne do të qëndrojmë deri në frymën e fundit!’

Një nga protestuesit në Unazën e Re e ka sfiduar kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Erion Veliaj.

Në fjalën e tij p “Këtu kemi të bëjmë me një bandë shtet. Si dilka ai me një vKM anulloka ligjin! Si, qenka më i madh VKM-ja se ligji?! Unë s’mund ta kuptoj, s’mund ta kuptoj dhe qëndresën tonë ai e shuan kur të na marrë shpirtin!

Nuk ka më punë lekësh, ka punë sedre, sepse gjithandej i ka shtypur me lekë, me manipulim.

Siç ka blerë votat, që ajo pjesë nuk më intereson fare se nuk jam për asnjë lloj karrigeje, kam punuar me mund e me djersë në biznesin tim, në biznesin familiar. Si unë janë të gjithë ata që shihni këtu, nuk janë ata që 8 apo 9...Nuk janë. Por edhe nëse i kanë, ma nxirrni me emër atë që ka 8 apo 9 shtëpia. Jemi të gjithë që mbajmë shtëpitë me paratë tona dhe paratë i kemi fituar në kurbet. Nuk kemi para duke vjedhur taksat e shtetit. nuk ka mashtrim, nuk ka tërheqje mbrapa. Zgjidhje ka kjo punë, po ai nuk do ta zgjidhë, do të na shtypë. Deri në pikën e fundit të frymë do të qëndrojmë."