FOTO/ Si ta veshësh këmishën e të dashurit/babit dhe të dukemi kaq yll sa Ori Nebijaj

Tashmë dihet botërishtë se vajzat vdesin të veshin rrobat e të dashurit.Në fakt aq i përhapur është ky fenomen sa në ditët e sotme s’mund të qëndronte larg vëmëndjes së meme-ve kudo në Internet.

E kishim fjalën për këmshat e gjëra, disa numra më të mëdhenj se masa jonë trupore,që pse jo mund të vishen nga të dy gjinitë.

Përveç atyre romantike e deri tek ato praktike, një ndër arsyet që shumë gra dhe vajza zgjedhin këmishat e gjëra, këmishat e të dashurit/babit lidhen me modën.

Si ta kuptojmë këtë?

Mjafton të referohemi tek disa nga kombinimet e Ori Nebijajt që nëse e keni vënë re është  padyshim mjeshtre e ‘Këmishave të gjëra’.

Në studion e ‘Wake up’ moderatorja gjithmonë shfaqet me veshje të lirshme.

Ndryshe nga ç’mund të imagjinohet, qëndrojnë aq bukur në trup sa dhe këmishat e ngushta.

Le pastaj që janë shumë të kombinueshme, qoftë më pantallona ose fund.

Mjafton ndonjëherë një palë atlete dhe një kapele dhe veshja më cool e verës është dy hapa larg.

Tani qershia mbi tortë:Kush tha që nuk janë aspak femërore dhe të përshtatshme për evente zyrtare ose dalje televizive, të mendohet dy herë.

Para jush Ori tek ‘Opinion’.

Një pamje më të qartë.

Kështu pra që sot e tutje do të keni një arsye me shumë për ti bërë këto këmisha pjesë të gardërobës tuaj.revistaanabel