Ja karakteristikat që do i gjeni pothuajse në çdo serial turk

Nëse dikur të gjithë ishin të fiksuar pas telenovelave spanjolle e meksikane, pa frikë mund të themi që prej disa vitesh jemi në epokën e serialeve turke. Pothuajse të gjitha televizionet e kanë përqafuar këtë trend e me siguri që të shumtë janë ata që i ndjekin rregullisht këto telenovela. Nëse keni parë me vëmendje disa prej tyre atëherë do të keni vërejtur që filmat turk përgjithësisht kanë disa karakteristika që i gjejmë pothuajse në çdo njërin prej tyre. Një vilë madhështore që i përket një familje të pasur është gjithmonë prezente. Mundësisht e shoqëruar nga një kopësht i madh dhe pishinë. Regjizorët turk kujdesen të sjellin pothuajse çdo herë ndryshimin midis shtresave të ndryshme të shoqërisë, duke pasqyruar mënyrën e tyre të jetesës, gjithashtu dhe kulturën. Gjithmonë ekziston një dashuri e pamundur midis dy personazheve. Personazhet me pozitë kanë përherë nga një kompani të tyren e bashkëshortet e tyre ndonjë fondacion bamirësie. Në çdo serial turk ngjarjet ngatërrohen dhe ashtu nëpër nyje del pothuajse gjithmonë një fëmijë i jashtëligjshëm, i fshehur ndër vite. Intriga dhe shumë intriga, është një nga veçoritë e tyre. Serialet turke karakterizohen nga shumë dramacitet. Në shumicën e tyre fundi është i dhimbshëm dhe personzhi pozitiv humb jetën.