Gjend 3000 vite pasi kishte ndërruar jetë

Për herë të parë autoritet egjiptiane kanë vendosur që të hapin sarkofagun e një mumie në prani të mediave ndërkombëtare.

Mumja i takonte shekullit të tetë Para Erës Sonë dhe është ndarë nga jeta plot 3000 vite më parë në kohën e dinastisë së XIX.

Sarkofagu është gjetur në brendësi të një varri në Luxor, në brendësi të të cilit janë gjetur edhe mumie të tjera dhe dy sarkofagë. Vendi i nekropolit gjendet mes Luginës së Mbretërve dhe Luginës së Mbretëreshave, një zonë ku zakonisht preheshin funksionarët e lartë të faraonit. Një ndër dy sarkofagët e gjetur i përket pra një vajze që quhej Thuya. Gjithashtu janë gjetur edhe statuja të vogla funerale që mendohet se datojnë 4 mijë vjet.