Çfarë i mblodhi bashkë këto VIP-a shqiptarë në një darkë speciale? Këto FOTO nuk duhen humbur

Një darkë speciale në ambiente shtëpie është zhvilluar mes VIP-ash, fotot nuk duhen humbur

Mbrëmja e djeshme ka mbledhur në një darkë miqsh shumë personazhe të famshëm që përveç ekranit dhe famës duket se i bashkon diçka tjetër.

Moderatorja-këngëtare Klea Huta së bashku me partneri i saj, kantautorin Elgit Doda, çiftin Orinda Huta dhe Turjan Hyska, moderatorja Xhemi Shehu dhe trajneri i njohur Edmond Stafa, janë bërë bashkë për një darkë speciale.

Në shoqërinë e njëri-tjetrit, personazhet e njohur publikë që ndajnë miqësi të mirë së bashku kanë publikuar momente nga mbrëmja në ‘Instagram’. Të veshur thjeshtë, siç rrallëherë i kemi parë dhe duke konsumuar ushqim të mirë, ata e kanë shijuar çdo gjë në maksimum.

Në fotot dhe videot e publikuara në rrjete sociale shohim duke kaluar një darkë mjaft të këndshme me njëri-tjetrin.

Duket se ajo që i bashkon këta personazhe të njohur është instruktori i palestrës Edmond Stafa, i cili është gjithashtu pjesë e darkës dhe ndoshta edhe arsyeja e kësaj mbledhje.

Nëse ka një arsye të veçantë përveç kësaj për takimin e tyre, ende nuk e dimë me siguri, por çfarëdo qoftë ajo që i ka bërë bashkë, na ka shtuar dëshirën për t’i parë më shpesh në shoqërinë njëri-tjetrit.